Top News - Kosovë/ Vdes 32 vjeçari me covid nga Peja

  • 4 years ago
Drejtuesit e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë njoftuan vdekjen e një pacienti të moshës 32 vjecare i cili siç thuhet se ka pasur edhe sëmundje.


Autoritetet spitalore shprehen se i ndjeri dyshohet të ketë qenë i prekur nga koronavirusi, por rezultati i testit të bërë ende nuk është mësuar.

Drejtori i Spitalit Skënder Dreshaj, shpjegoi për Radion Europë e Lirë se konstatimi se personi ka qenë i prekur me COVID-19 është diagnozë e punës.

? Të gjitha rastet e dyshimta të cilat kanë elemente të infeksionit COVID-19, derisa të vërtetohet e kundërta, trajtohen si COVID-19. Kjo ka për qëllim pasjen e një qasjeje më të kujdesshme dhe është diagnozë e punës, diagnozë klinike?, tha Dreshaj.

Ai shpjegon se në të gjitha spitalet jo vetëm në atë të Pejës veprohet njësoj dhe se sipas tij, ky është rekomandim i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publikë. Deri të shtunën, numri i rasteve në Kosovë ka mbërritur në 6917 ndërsa ai i viktimave në 169 .

Të shëruarit janë më shumë se 3750.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SkënderDreshaj#Kosovo#TopChannel

Recommended