Ora News - Pogradec, 3 persona rrahin rojën 66-vjeçar, i thyjnë duart, në Tiranë në gjendje të rëndë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Një ngjarje e rëndë është shënuar të martën në mesnatë në njësinë Proptisht të Pogradecit.

Kodhel Leka 66 vjeç nga fshatin Vërri, rojen në një pikë grumbullimi hekur nikeli është rrahur barbarisht nga 3 persona të cilët e kanë goditur me mjete të forta dhe leva.

Për pasojë i kanë thyer të dyja duart, krahun dhe ka goditje në kokë. 66 vjecari është transportuar fillimisht në spitalin e Pogradecit e më pas në kryeqytet pasi ishte në gjendje të rëndë.

Në lidhje me ngjarjen policia ka nisur hetimet por ende nuk ka nxjerrë asnjë deklaratë zyrtare.

Ndërsa burimet thonë se është shoqëruar një person që është nipi i 66-vjeçarit.

Sipas familjarëve ai ka pasur një konflikt një javë më parë me të dhe dyshohet se ka qenë nipi me 2 të tjerë që e kanë rrahur në vendin e punës.

Burimet gjithashtu shtojnë se nipi trajtohet me KEMP për probleme mendore ndërsa ka qenë disa herë në burg më herët për vjedhje.

Familjarët e 66-vjeçarit në një komunikim telefonik nga spitali i Tiranës kërkojnë të zbardhet ngjarja e cila për pak sa nuk i ka marrë jetën Kodhel Lekës.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/pogradec-3-persona-rrahin-rojen-66-vjecar-i-thyjne-duart-ne-tirane-ne-gjendje-te-rende/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended