Top News - Qëlluan me armë hotelin/ Pogradec, policia kap një 34 vjeçar

  • 4 years ago
Policia e Pogradecit ka arrestuar këtë të dielë një 34-vjeçar, banues në Buçimas, pasi akuzohet se ai është një nga dy autorët që qëlluan me breshëri kallashnikovi drejt hotelit ?Voloreka? në Tushemisht. Mariglen Topuzi i dënuar më parë për veprën penale ?Shkatërrimi i pronës me zjarr?, është personi I arrestuar, ndërsa sipas njoftimit të policisë janë shpallur në kërkim dhe tre persona, të cilat dyshohet se janë bashkëpunëtor me të. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 mjet motor tip ?Suzuki?, pa targë, 2 skafandra të përdorura nga autorët, ku janë fiksuar prova biologjike dhe balistike të tyre, fishekë luftarakë, si edhe pamje filmike të filmuara nga kamerat e sigurisë. Policia njofton se po vijon puna për sqarimin e mëtejshëm dhe kapjen e tre personave të tjerë të shpallur në kërkim, të dyshuar si të implikuar në këto ngjarje.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ky dy persona qëlluan me kallashnikov në drejtim të hotel ?Voloreka? në Pogradec, biznes ky në pronësi të Jetmir Muçollarit. Nga ky atentat u dëmtuan 7 makina dhe u thyen disa xhama të hotelit. Plumbave iu shpëtoi mrekullisht djali i pronarit në hotelit, pasi autorët qëlluan me armë në drejtim të dhomës ku flinte i riu. Ky është atentati i dytë brenda 1 javë që i bëhet pronarit të hotelit Jetmir Muçollari.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Pogradec#Policia#TopChannel

Recommended