Ura e Zogut rrezikon shembjen/ Asnjë ndërhyrje për rikonstruksionin e monumentit të kulturës

  • 4 years ago
Kjo është ura me harqe apo e njohur ndryshe si ura e Zogut, monument kulturë i kategorisë së parë, kjo urë vitet e fundit ka pësuar dëmtime të shumta por edhe pse monument kulture i kategorisë së parë asnjë nga institucionet nuk ka ndërhyrë për rikonstruksionin dhe ruajtjen e saj.


Ura vijon që të mbetet një ndër veprat më të bukura nga struktura që nga koha e mbretërisë ajo po shkatërrohet dita ditës jo vetëm nga vitet por nga dora e njeriut si dhe harresa e institucioneve pasi kjo urë është monument i rëndësisë së veçantë.

Ura me harqe po shkon drejt shembjes nga mungesa e vëmendjes
këmbëet e urës kanë dalë në sipërfaqe nga gërryerja që i është bërë lumit Mat duke marrë inerte pamjet janë të frikshme pasi elementet metalik janë zhveshur nga ato të betonit, duke bërë që e gjithë pesha të qëndrojë mbi hekura.

Që me ndërtimin e rrugës së Kombit, ura nuk u përdor për kalimin e mjeteve, duke e bërë atë lehtësisht të aksesueshme nga persona të papërgjegjshëm që po i vjedhin çdo dite elementët metalik për t?i shitur më pas për skrap

Që nga viti 1999, Ura e Zogut është shpallur monument kulture, që sot i është lënë në dorë natyrës dhe keqbërësve.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#UraeZogut#LumiMat#TopChannel

Recommended