Top News - Pandemia, vrojtimi i BSH/ Pritshmëri negative për ekonominë

  • 4 years ago
Pandemia e Covid 19 do të vazhdojë të ndikojë negativisht në ekonominë shqiptare, çka reflektohet edhe nga reagimi që vjen prej sektorit bankar. Spas një vrojtimi të Bankës së Shqipërisë për aktivitetin kreditues, bankat tregtare në vendin tonë kanë rritur në rekorde historike perceptimin negativ mbi ekonominë dhe perspektiven e saj.
Situata aktuale ekonomike dhe perspektiva kanë rezultuar të përkeqësuara si për bizneset ashtu edhe individët. Si bizneset dhe individët kanë ulur kërkesën për kredi, pasi janë pesimistë për të ardhmen e ekonomisë.

Situata e përkeqësuar ekonomike dhe mungesa e paaftësisë paguese janë dy faktorë që i kanë ndikuar shumë negativisht kushtet e financimit me kredi nga bankat, si për biznesin ashtu edhe për individët.
Bazuar në gjykimet e bankave, kërkesa e ulët për kredi nga ana e bizneseve në tremujorin e dytë u ndikua nga përkeqësimi i besimit të biznesit; rënia e theksuar e nevojave për financimin e investimeve; situata aktuale ekonomike dhe perspektiva e saj. Perceptimi mbi perspektivën ekonomike shënoi një indeks negativ me 35 për qind, ndërsa besimi i biznesit me mbi 45 për qind duke shënuar rekorde të reja.

Sipas gjykimit të bankave, kushtet dhe termat e kreditimit u ndikuan negativisht nga perceptimi për rrezik të shtuar, si edhe tolerancë më të ulët të bankave ndaj rrezikut, nxitur prej situatës së paprecedentë të shkaktuar prej Covid-19.
Gjithashtu, bankat kanë vlerësuar se në tremujorin e dytë të vitit rënia e të ardhurave dhe pasiguria financiare për të ardhmen, të shkaktuara nga zgjatja e periudhës së pandemisë, ishte një prej faktorëve kryesorë që solli rënien e kërkesës për kredi. I vetmi faktor që vlerësohet të ketë shtuar kërkesën për kredi nga ana e individëve është raportuar rifinancimi, ristrukturimi i borxhit ekzistues.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BSH#Economy#TopChannel

Recommended