Raporti i BSH, Sejko: Trend pozitiv per ekonomine edhe vitet ne vijim

  • 6 years ago
Ekonomia Shqiptare ka performuar pozitivisht vitin që lamë pas. Ky është përfundimi në të cilin ka arritur Banka Qendrore në raportin e saj për 2017-ën. Gjatë raportimit në parlament, Guvernatori Gent Sejko u shpreh se i njëjti trend pritet edhe vitet në vijim.

Por ky skenar, sipas Bankës së Shqipërisë, kushtëzohet nga sistemi financiar.

Banka Qendrore përjashton elementët psikologjikë të deurizimit si ndikues në kursin e këmbimit dhe e lidh rënien e monedhës europiane me rritjen e eksporteve, investimeve të huaja, si dhe remitancat, pa përjashtuar spekulimet në treg.

Recommended