Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimet ligjore për marrjen e shtetësisë shqiptare, opozita kundër

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews


Komisioni i Ligjeve i ka hapur rrugën ndryshimeve ligjore që lehtësojnë marrjen e shtetësisë shqiptare të personave që jetojnë jashtë vendit e dëshirojnë të kenë një lidhje të qëndrueshme juridike me shtetin shqiptar.


Çdokush që provon se ka origjinë nga një i paralindur, deri në shkallë të tretë me origjinë shqiptare, do të mund të fitojë shtetësinë.


Ndryshimet u sqaruan nga zv/ministrja Rovena Voda, e cila u fokusua tek rrethanat për marrjen e apo heqjen e shtetësisë shqiptare.


Voda: Një nga mënyrat e fitmit të shtetësisë shqiptare është fitimi i pastër përmes origjinës që është lidhja familjare deri në tre shkallë, kriteri i qëndrimit i lidhur me banimin në mënyrë të vazhdueshme, i disponimit të të ardhurave apo burimeve financiare të mjaftueshme për jetesën, përcaktimi i kritereve të zotërimit të gjuhës shqipe si dhe njohurive bazë të historisë së Shqipërisë.


Ndryshimet e reja u kundërshtuan nga deputetët e opozitës parlamentare, sipas të cilëve duhet të ketë favorizime më të shumta për shqiptarët që jetojnë në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, apo Mal të Zi.


Alimadhi: A është marrë parasysh interesi kombëtar duke marrë parasysh shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi?


Projektligji i ri parashikon dhe rregullon rastet lidhur me investitorët, kur vendi ka interes në fushën e arsimit, shkencës, artit, kulturës apo ekonomisë dhe sportit.


Voda: Është rregulluar fitimi i shtetësisë shqiptare në raste të veçanta ku Republika e Shqipërisë ka një interes kombëtar, apo interes në fushën e arsimit, shkencës.


Komisioni i Ligjeve pas diskutimeve votoi nen për nen projektligjin për shtetësinë dhe tashmë diskutimet do të vijojnë në Komisionin e Sigurisë Kombëtare si Komisioni përgjegjës për këtë ligj.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/komisioni-i-ligjeve-miraton-ndryshimet-ligjore-per-marrjen-e-shtetesise-shqiptare-opozita-kunder/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News


Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL


Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3


For more content from click HERE www.oranews.tv


Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s


Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID


Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended