Report TV - Zjarri përfshin ullishten në Patos, digjen 300 rrënjë, vatrat rrezikojnë banesat

  • 4 years ago
FIER-Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në ullishtat e fshatit Ruzhdije në Patos të Fierit, ku janë djegur rreth 300 rrënjë ullinj.  Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe policia e rendit. Masa të përforcuara erdhën nga Fieri, Patosi dhe Avari. Afër vatrave të zjarrit ndodhen disa banesa duke rrezikuar djegien e tyre.

Sipas komandantit të zjarfikëseve Patos, Alket Halimi, forcat zjarrfikëse janë përqendruar në vatrat e zjarrit që ndodhen në afërsi të banesave dhe puna për eliminimin e zjarrit vazhdon ende.

Recommended