Ministri Poci nderime ne familjen e Kolonel Arben Zylyftarit (10 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Një grup oficerësh të lartë të policisë së bashku me ministrin e Rendit Spartak Poçi, kanë vendosur sot kurora me lule në varrin e Kolonel Arben Zylyftari, vrarë në përleshjen me krimin një javë më parë në Shkodër. Edhe një herë nderime për kolonelin që tashmë është kthyer në simbol të policisë në luftën kundër krimit.
Pas homazheve në varreza, ministri Poçi dhe hetuesit e tjerë të policisë shqiptare, kanë bërë dhe një vizitë në familjen e Zylyftarit. Emri i Arbenit do të na shërbejë për të luftuar me vendosmëri edhe pse jemi të ndërgjegjshëm për rreziqet, i është ndërtuar ministri i Rendit prindërve të dëshmorit.
Nuk ka kthim pas në luftën për jetë a vdekje me krimin është shprehur ministri në takim me efektivat e policisë në drejtorinë e Prefekturës së Beratit. Jam këtu për të nderuar emrin e shokut tonë pasi heronjtë nderohen përjetësisht ndërsa shembulli i tyre është një motiv më shumë në luftën kundër krimit, ka përfunduar Poçi./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended