Top News - Procedohen 12 persona/ Protesta kundër mbylljes së klubeve

  • 4 years ago
Pas protestes se mbajtur pasditen e se henes kunder vendimit te qeverise per mbylljen e klubeve dhe lokaleve te nates, policia ka proceduar penlisht 12 persona qe ishin pjesemarres ne tubim. Sipas nje njoftimi te policise se tiranes ata organizuan, grumbullim dhe manifestim të paligjshëm. Policia thote se ata jane identifikuar si organizatorë te tubimit dhe akuzohen për veprat penale ?Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme? dhe "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit". Gjatë zhvillimit të tubimit, Policia u ka bërë thirrje protestuesve që të shpërndaheshin, pasi nuk kishin marrë leje për zhvillimin e tij. Por me pas policia nderhyri shpërndau protestuesit, duke bërë disa shoqërime dhe ka filluar procedimin penal për 12 persona, si organizatorë të tubimit tek bulevardi ?Dëshmorët e Kombit?, pasi kanë organizuar dhe protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetente. Policia e Tiranës beri thirrje qe qytetarët të respektojnë distancimin social dhe të përdorin mjetet mbrojtëse në vendet publike, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, ndërsa problematikën apo shqetësimin që kanë ta adresojnë pranë institucioneve dhe organeve kompetente. protestes e organizuar nje dite ma pare pervec punonjësve dhe pronarëve të bareve, pub-eve dhe diskove të natësu jane bashkuar edhe artitstet Ata kundershtuan aktin normativ që i ndalon të hapen si dhe i gjobit me 3 milionë lekë, ndërkohë as muzika nuk lejohet pas orës 20:00 duke i gjobitur me 1 milionë lekë. Sipas protestuesve me këtë akt normative po i hiqet buka shumë punonjësve që punojnë natën në këto subjekte.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Proteste#Policia#TopChannel

Recommended