Report TV -Tronditet sërish Elbasani, ekzekutohet i skeduari për heroinë dhe kokainë

  • 4 years ago
Elbasani nuk gjen qetësi nga krimi. Pasditen e sotme një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Viktima është Emiljano Ramazani 39-vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 pranë një pike karburanti te rrethrrotullimi i luleve në hyrje të qytetit. Autorët pas vrasjes kanë ikur në drejtim të Paprit ku ka djegur makinën e përdorur në një ullishte. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Në drejtim të Elbasanit ka shkuar edhe drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu.

Recommended