Ora News - Shpërthen makina në Durrës: Hodhi lëndë djegesë, kamerat “kapin” autorin e dyshuar

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Fenomeni i djegies së makinës si mesazh kërcënues u rikthye edhe në Durrës. Një mjet u tentua të digjet në orët e para të mëngjesit, nga një person që është filmuar nga kamerat e sigurisë!

Mesazhet kërcënuese me djegien e makinave u rikthyen edhe në Durrës!

Ky automjet tip ?RENAULT? në pronësi të shtetasit Albano Çomani u tentua të digjet me lëndë djegëse.

Ngjarja u shënua rreth orës 03 00 të mëngjesit, ndërsa mjeti ishte i parkuar pranë një dyqani.

E gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë së biznesve në zonë.

Burimet thonë se në pamje, autori dallohet teksa lëviz me bicikletë dhe me kapuç në kokë.

Ai afrohet pranë dy mjeteve të parkuara dhe hedh lëndën plasëse.

Shpërthimi ka qenë i vogël dhe nga zjarri i krijuar u dëmtua në përmasa të vogla mjeti në fjalë si dhe një automjet tjetër tip Ford.

Mësohet se ka qenë vete pronari që ka konstatuar ngjarjen dhe ka njoftuar policinë.

Në dëshminë e parë para grupit hetimor, Çomani mësohet se ka thënë se nuk ka asnjë konflikt me persona të tjerë që mund të ketë çuar në këtë veprim.

Ndërkohë, në pyetje pritet të merret edhe pronarja e mjetit tjetër të dëmtuar!

Policia e Durrësit në njoftimin paraprak tha se ende po bën verifikime për identifikimin e autorit.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/shperthen-makina-ne-durres-dyshohet-se-i-eshte-vendosur-eksploziv/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended