RTV Ora - Digjen dy makina në Elbasan, kamerat "kapin" autorin e zjarrvënies

  • 5 years ago
#rtvora
Një 38 vjeçar me dy emra dhe me precedentë penalë është autori i dyshuar i djegies së dy makinave në qytetin e Elbasanit. Mario Toçi u filmua nga kamerat e sigurisë pranë Drejtorisë së Policisë.

Fenomeni i djegies së makinave ka prekur edhe Elbasanin. Dy mjete u dogjën teksa ishin të parkuara pranë Drejtorisë së policisë. Policia ka identifkuar autorin e dyshuar.

Në pranga përfundoi 38-vjeçari, Mario Toçi, i njohur edhe me emrin Englent.

Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë, ai i vuri flakën mjetit ?Volkswagen? në pronësi Hysen Hasekiut, i cili mësohet se është pronar i një lokali në Elbasan.

Për pasojë u dogj dhe makina tjetër në pronësi të Bledar Hoxhës.

38-vjeçari sipas burimeve kishte vetëm dy muaj që kishte dalë nga burgu, ku kishte qenë i dënuar për vjedhje, por motivet e zjarrvënies ndaj mjeteve mbeten ende të paqarta.

Grupi hetimor pret që ti zbardhë pas marrjes së dëshmive të pronarëve dhe kapjes së autorit të dyshuar.

Ngjarja u regjistrua rreth 1 orë pas mesnate, teksa mjetet ishin të parkuara pranë Drejtorisë së Policisë Elbasan, çka ndikoi edhe në zbulimin e shpejtë të autorit të dyshuar.

Djegia e automjeteve si mesazh kërcënues apo paralajmërues është një fenomen që pas Vlorës po shtrihet edhe në qytete të tjera të mëdha.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/digjen-makinat-ne-elbasan-kamera-kap-autorin-e-zjarrvenies
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended