Nis rindertimi i shtepive ne Farke |Lajme-News

  • 4 years ago
Shtëpia e kësaj familje nga Kukësi e zhvendosur në Farke është e para e 53 banesave të reja individuale që do të ngrihen në këtë zonë si pjesë e projektit të rindërtimit.

?Jemi tek 53 shtëpi që u është lidhur kontrata; 20 shtëpi që janë 3+1; 20 shtëpi të tjera që janë 2+1 dhe pastaj kemi 13 shtëpi që janë 1+1 që janë familje më të vogla. Afatin e ka për 8 javë. Do vijojmë me këtë ritëm deri sa t?i mbarojmë këto 53, që është vetëm loti i parë?, tha Veliaj.

Programi i rindërtimit parashikon që për familjet e mëdha, edhe pse kishin një shtëpi përpara se goditja sizmike t?i linte pa streh, të përfitojnë aq banesa sa kurora ka.

?Me Çimin në fushatë jemi përballë, kurse në tërmet jemi bashkë me ndërtuar. Demokracia ka dhe një gjë, ju na shani, ne i ndërtojmë për ju . Po s?na shatë ju ne nuk e mbledhim dot mendjen fort. Sa më shumë që na shani ju, aq më shumë na motivoni kështu që nga një shtëpi, katër shtëpi. Koalicion shpish. Mos u ankoni se nuk lejohen koalicion, koalicionet lejohen. Të gjithë bashkë, por secili në çatinë e vet që të mos krijohet sherr brenda për brenda?.

Në fazën e parë në Tiranë do të ndërtohen 200 banesat individuale, ndërsa sa i takon pallateve vetëm në fillim të Shtatorit do të mund të nisë procesi rindërtimit.

Tv Klan SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended