Javen e ardhshme nis ndertimi i shtepive te demtuara nga termeti | Lajme - News

  • 4 years ago
Procesi i rindërtimit në Tiranë do të nisë javën e ardhshme. Në kryeqytet janë listuar 870 shtëpi të dëmtuara nga goditja sizmike e Nëntorit 2019 që do t?i nënshtrohen rikonstruktimit ose rindërtimit të plotë.

?Lajmet më të mira do t?i kemi javën tjetër, me ndërtimin e 870 shtëpive të reja, sapo të mbarojmë me të gjitha procedurat për ofertat. Mandej, do të shpërndahemi në të gjithë territorin që të shfrytëzojmë kohën gjatë verës. Një gjë është e sigurt, kur ne shqiptarët punojmë bashkë bëjmë gjëra të mrekullueshme?, tha Veliaj.

Ndërkohë gjatë kësaj periudhe Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me kompanitë private që janë ofruar të japin kontributin e tyre, ka vijuar me ndërtimin e shtëpive që u klasifikuan si të pabanueshme pas tërmetit të Shtatorit. Një prej tyre është dhe shtëpia e familjes Kalleshi në Pezë Helms që ju është dorezuar çelësi i banesës së re nga kryebashkiaku Veliaj.

?Premtuam se festa e Bajramit do të na gjente me shtëpinë e re, dhe falë miqve si Visari, kjo u bë e mundur në kohë rekord?.

Gjatë drekës së shtruar nga familja Kalleshi, Veliaj diskutoi dhe për projektet e reja dhe debatin që ato kanë ndezur, dhe padyshim nuk harron atë për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar që premton se do të nisë zbatimin në Shtator, edhe pse ende nuk është miratuar projekti përfundimtar.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended