Ora News - Korrupsion me libreza, ekzekutohen 14 masat e sigurimit për mjekët, dosja në SPAK

  • 4 years ago
#tvora #rtvoraneës
5 mijë deri në 10 mijë lekë të reja është shuma që punonjësit e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor u kërkonin qytetarëve për ndërmjetësim për kryerjen e tamponit të COVID-19.

Skema është zbuluar nga Policia dhe SPAK ku disa zyrtarë janë evidentuar në episode korruptive.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 14 punonjësit nën hetim janë implikuar në disa episode korruptive duke favorizuar shkelje të kushteve higjieno-sanitare të subjekteve.

Një tjetër dyshim është se ata siguronin libreza shëndetësore të lëshuara mënyrë fiktive, për shtetas të cilët nuk u janë nënshtruar vizitave mjekësore, duke përfituar shumën 2.000 lekë të reja për çdo rast.

Policia bën me dije se ka sekuestruar 1.5 mln lekë të reja dhe 2500 euro të gjetura në banesën e 65-vjeçarit Niko Nika me detyrë mjek tek Instituti i Higjenës, 35 libreza shëndetësore të gjetura në disa subjekte tregtare private, certifikata dezinfektimi dhe dokumente të ndryshme mjekësore që dyshohet se janë lëshuar në mënyrë fiktive.

Zbulimi i kësaj skeme korruptive është finalizuar me operacionin e quajtur ?Libreza?, ku gjykata e shkallës së parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dha 14 masa sigurie.

Në arrest me burg u lanë 2 zyrtarë, 9 të tjerë në arrest shtëpie, ndërsa 3 të tjerë do hetohen në gjendje të lirë.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/korrupsion-me-libreza-ekzekutohen-14-masat-e-sigurimit-per-te-ndaluarit-dosja-ne-spak/

Folloë TV Ora dhe RTV Ora Neës

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended