Në pranga mjekët për korrupsion/ Ndërmjetësonin për tamponë kundrejt shumës 10 mijë lekë

  • 4 years ago
Policia dërgoi në pranga 14 persona, mes tyre mjekë dhe ish mjekë të institutit të Higjienës, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe poliklinikave shëndetësore në Tiranë.


Pas 4 muaj hetime të drejtuara nga Prokurorisë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, u zbulua që këta shtetas, janë përfshirë në korrupsion, pasi në këmbim të mosndëshkimit më gjoba të subjekteve që janë konstatuar me shkelje të kushteve higjieno-sanitare, kanë marrë shuma parash nga 5000 deri në 10 mijë lekë të reja.

Të arrestuarit po ashtu, u siguronin libreza shëndetësore të cilat ishin fiktive, shtetasve që nuk i ishin nënshtruar vizitave mjekësore, duke përfituar 2 mijë lek të reja për çdo librezë.

Mjekët dhe ish-mjekët, ndërmjetësonin me qytetare të ndryshëm, me qëllim që ata të bënin tamponin për Covid-19, kundrejt pagesave nga 5 mijë deri në 10 mijë lek të reja.

14 shtetasit nën hetim, gjithashtu u merrnin para bizneseve të ndryshme që të mos i ndëshkonin më gjobë, në rastet kur i konstatonin me shkelje.

Policia, arriti të sekuestrojnë 1.5 milionë lekë të reja dhe 2500 euro të cilat u gjetën shtëpinë e njërit prej mjekëve të arrestuar. Po ashtu u sekuestruar 35 libreza shëndetësore të gjetura në disa biznese në Tirana, si dhe certifikata dezinfektimi dhe dokumente të ndryshme mjekësore të lëshuara në mënyrë fiktive nga këta punonjës.

Gjykata e posaçme, ka kërkuar arrest me burg për dy mjekë, arrest shtëpitë për 9 mjekë dhe ish-mjekë dhe pezullim të ushtrimit të detyrës apo shërbimit publik për 3 mjeke të poliklinikave shëndetësore në Tiranë.

Akuzat që SPAK ka ngritur ndaj tyre janë për ?Korrupsioni pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike? më shumë se njëherë, kryer në bashkëpunim ?Ushtrim ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike?; ?Falsifikimi i dokumenteve dhe Shpërdorim detyre.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SPAK#Mjeket#TopChannel

Recommended