Rrëfimi i mbesës së Adriatik Llallës:Ja skema që përdorja për të mashtruar njerëzit e ku i shpenzoja

  • 4 years ago
Vajza në foto quhet Ilda Kërkapi, dhe është mbesa e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, e implikuar në disa raste mashtrimi me shuma të konsiderueshme financiare. Vetë 24-vjeçarja nuk ka qenë në gjendje të përcaktonte numrin e personave që kishte mashtruar duke i premtuar punësim pranë administratës së prokurorisë, por në muajin Maj 2020 Ilda Kërkapi shpëtoi nga një arrestim i policisë, vetëm për faktin se kjo vajzë kishte vetëm dy muaj që ishte bërë nënë. Deri në këtë fazë të hetimit prokuroria e Tiranës ka arritur të zbardhë vetëm tre raste mashtrimi, të cilat variojnë nga periudha 2019 deri në 2020. Në një rast Ilda Kërkapi ka mashtruar vëllanë e shoqes së saj që jetonte në Itali, duke i premtuar punësimin e tij si recepsionist pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Recommended