Ora News - Në karantinë, shqiptarët konsumuan më shumë kafe, më pak cigare

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Në muajt e karantinës në buxhetin e shtetit munguan 5 miliardë lekë, kjo për shkak të uljes së importeve. Megjithatë në muajin prill, kur u forcuan masat e ndalim qarkullimit sasia e kafesë e futur në Shqipëri u rrit me 250 tonë, ndërsa një rënie të lehtë shënoi duhani.

Për shkak të gjendjes së krijuar nga koronavirusi të ardhurat nga doganat shqiptare në këtë gjashtë mujor kanë rezulltuar më të ulëtat që nga viti 2016.

Sipas të dhënave zyrtare në këtë periudhë u regjistruan në 68 miliardë lekë me një mosrealizim prej 5 miliardë lekësh.

Pavarësisht kufizimit të aktivitetit ekonomik gjatë karanatinës në muajin prill është importuar dhe sasia më e madhe e kafes prej 922 ton, nga 676 ton që ishin një muaj më parë.

Sasia e cigareve ndërkohë shënoi një rënie në prill, por duke pësuar sërish ringritje një muaj më pas.

Edhe pse vendi ishte në një gjendje të jashtëzakonshme që prej muajit mars, sasia e kafesë dhe cigareve shënoi një rënie të lehtë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Megjithatë si gjashtë mujor, importi i kafesë ka rënë me 40 ton, ndërsa cigaret me 100 ton.

Karburantet ndërkohë kanë shënuar një rritje me 3400 ton, kjo dhe për shkak të çmimeve në tregun ndërkombëtar.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/ne-karantine-shqiptaret-konsumuan-me-shume-kafe-me-pak-cigare/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended