Wake Up/ Karantinë apo gjurmimin nga shteti? Ç’do zgjidhnin shqiptarët

  • 4 years ago
Shqiptarët preferojnë më shumë të qëndrojnë në karantinë sesa të hiqnin dorë nga privatësia e tyre dhe të liheshin të gjurmoheshin nga shteti. Përfundimi vjen nga një studim i fundit, i kryer nga ekspertja e ekonomisë Dorela Beqaj, sipas të cilit shumica e familjeve që janë të goditura më rëndë nga izolimi janë të gatshme të sakrifikojnë privatësinë e tyre, kundrejt mbylljes së ekonomisë sërish në të ardhmen. Nëse në Shqipëri do të ishte aplikuar një sistem gjurmimi i popullatës, (me apps) i ngjashëm si ai në Korenë e Jugut apo një sistem eksperimental në Itali, pjesa më e madhe e njerëzve do të zgjidhnin karantinimin përkundrejt aksesit të qeverisë mbi të dhënat personale. Studimi zbuloi gjithashtu një lidhje direkte midis të ardhurave dhe kursimeve të individëve dhe gatishmërisë për t?i dhënë apo jo akses qeverisë në mbikëqyrjen tonë. Ata që janë më të varfër, janë goditur më shumë nga pandemia dhe do të hiqnin dorë më kollaj nga privatësia e tyre. Gjithashtu, sipas studimit, atyre që paguhen më shumë u kushton më tepër të qëndrojnë pa punuar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended