“Të përsëritet klasa e pare”, 256 kërkesa nga prindërit e fëmijëve - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tërmetet e fuqishme të nëntorit dhe pandemia e muajve të fundit kanë qenë dy fenomene që kanë ndikuar në mënyrën e zhvillimit të vitit shkollor 2019-2020. Ademi është babai i një vajze që mbaroi klasën e parë, por kërkon përsëritjen e vitit shkollor për të bijën, pasi mendon se nuk i ka marrë dijet e plota.Në krahasim me të birin që përfundoi klasën e katërt dhe tashmë i ka përvetësuar njohuritë bazë, Ademi thotë se përsëritja e klasës së parë për të bijën është e domosdoshme.Ndërkohë në të gjithë vendin janë 256 kërkesa për përsëritjen e klasës së parë, të dytë apo të tretë, dhe numrin me te larte e kane shkollat e tiranes.Ndërkaq e mërkura ishte dita e fundit e regjistrimeve në vitin e parë të gjimnazit për nxënësit që përfunduan këtë vit klasën e nëntë.

Recommended