Jo më regjistrime në shtator/ Më 15 qershor klasa e parë dhe viti i parë në 15 korrik

  • 4 years ago
Rreth 60 mijë vogëlushë dhe nxënës nisin vitin shkollor 2020-2021.


Regjistrimet e fëmijëve tanë në klasën e parë dhe në vitin e parë të shkollës së mesme janë kryer në muajin shtator, por me një urdhër të Ministrisë së Arsimit, procesi do të nisë më herët, që në muajin qershor. Ne ndodhemi tek Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, për të mësuar më shumë detaje.

?Regjistrimet në klasat e para fillojnë në 15 qershor dhe mbyllen në fund të muajit, pra në 30 qershor. Rreth 30 mijë vogëlushë pritet të regjistrohen në klasë të parë. Drejtorët e kanë detyrim të regjistrojnë fëmijët e zonës dhe nëse ka kapacitete, pra vende bosh, regjistrojnë fëmijë nga zona të tjera. Në rast të kundërt ka penalitete deri në largim nga puna të drejtuesit te shkollës, nëse lë fëmijë të zonës jashtë institucionit që i takon?, sqaron Fiqiri Çifligu, specialist i drejtorisë.

I njëjti rregull vlen edhe në shkollat e mesme.

Regjistrimi i nxënësve në vitin e parë të shkollës së mesme, sipas urdhrit të ministrisë, do të bëhet në dyjavëshin e parë të korrikut, pra nga 1 deri në 15 korrik. Rreth 30 mijë nxënës që mbaruan klasën e nëntë pritet, të regjistrohen nëpër shkollat e mesme të vendit. Dokumentet që duhen paraqitur, janë dëftesa, certifikata e lindjes dhe vërtetim banimi.

I gjithë ky ndryshim u bë jo për shkak të pandemisë, por duke patur parasysh ngarkesën e madhe që institucionet arsimore kanë në shtator, nga njëra anë regjistrimet, shpërndarja e librave si dhe ndarja e orëve dhe klasave etj. Ky rregull do të ndikojë vetëm për mirë në cilësinë e mësimit dhe nisjen mbarë të vitit të ri shkollor 2020-2021.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#TopChannel

Recommended