Anti-Covid, kosto shtese tek bizneset

  • 4 years ago
Protokolli i higjienës dhe distancimit që duhet të ndiqet nga çdo subjekt për shkak të pandemisë prodhon kosto në finale për bizneset. Në një konferencë për mediat Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka, thotë se për këtë do t?i kërkohet ndihmë qeverisë.

?Zbatimi i protokollit ka edhe një kosto dhe kjo është ajo çfarë ne po mendojmë për të trajtuar me qeverinë për të parë me shume kujdes se kush do i përballojë kostot dhe humbjet që shkakton protokolli, kështu që një analizë e hollësishme do bëhet pas një periudhe 3 mujore në mënyrë që të dalin edhe kostot evidente se kush janë?.

Si përfaqësues i bizneseve, Jaka i bën thirrje të gjitha subjekteve dhe qytetarëve të zbatojnë me rigorozitet masat anti-covid në mënyrë që mos të përballemi me një karantinim të dytë që do të ishte fatalë për fatin e sipërmarrjeve.

Vetëm nga pasojat e koronavirusit, ekonomia shqiptare parashikohet të humbasë 1.8 mld euro.

Klan Plus
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended