Ora News - Tri ditë në pritje për grantet, radhë të gjata në prefekturën e Durrësit
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Në ditën e fundit të aplikimit për përfitimin e granteve për të dëmtuarit e tërmetit të 26 nëntorit, qytetarët prej ditësh përballen me radhë të gjata para prefekturës të kësaj bashkie.

Ata ankohen për mungesën e shërbimeve dhe shërbime selektive.

Kjo ishte situata këtë të mërkurë para prefekturës së Durrësit në ditën e fundit të aplikimit për përfitimin e granteve të rindërtimit.

Disa qytetarë thonë se presin në radhë prej disa ditësh, ndërsa ankohen edhe për mënyrën se si po u shërbehet.

Nisur nga situata pandemike, mes tyre nuk fshihet as frika e përhapjes së koronavirusit.

Durrësi është një nga bashkitë që pati më shumë dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ndërkohë që kjo e mërkurë ishte dhe afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve për dëmshpërblimet e të gjithë atyre që i bënë riparimet privatisht.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/tri-dite-ne-pritje-per-grantet-radhe-te-gjata-ne-prefekturen-e-durresit/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended