RTV Ora - Radhë të gjata për pasaporta

  • 5 years ago
#rtvora
Në kulmin e sezonit turistik është shtuar edhe numri i qytetarëve që aplikojnë për pasaporta dhe karta identiteteti. Situata paraqitet problematike në disa qytete të vendit, ku qytetarët presin në radhë që në orët e para të mëngjësit. Në Gjirokastër bëhen rreth 130 aplikime në ditë, ndërsa i gjithë ky fluks përballohet nga dy sportele.

Qytetarja: Unë kam që në orën 6 që pres, 4 orë këtu. Hapen në 8, unë erdha në 6 dhe përfundova me numrin 75. Radhë nuk ka, rregull nuk ka. unë nuk e di ç'të them.

Shkak i këtij fluksi është bërë kthimi i emigrantëve thotë përgjëgjësia e zyrës së aplikimeve Marseda Xarba.

Xarba: Do t'i kërkoja të gjithë qytetarëve të paraqiten në zyra jo më para se orës 8. Në orën 8 mund të pajisen me një numër dhe në bazë të numrit që kanë mund të marrin shërbimin.

Ndërsa në Elbasan janë bërë rreth 25.000 aplikime për karta e ID dhe pasaporta biometrike vetëm gjatë 6 mujorit të parë të 2019.

Drejtori i gjëndjes civile në Behar Tashi shprehet se aktualisht po perballen me një fluks ne rritje, pasi gjatë ditës numri i aplikimeve pranë zyrave arrin deri në 250 aplikime.

Tashi: Duke filluar nga muaji korrik kemi një shtim të fluksit. Kryesisht janë emigrantët që bëjën aplikimet edhe të fëmijëve të tyre, por edhe rinovime dokumentesh se kanë mbyllur 10 vjeçarin

Situata është paraqitur problematike më herët edhe në Kukës ku qytetarët shprehën shqetësimin se përpos radhëve të gjata, edhe për kushtet në të cilat aplikonin për letërnjoftimet apo pasaportat.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/radhe-te-gjata-pasaporta

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended