Wake Up/ Sulmet kibernetike në internet. Kush është i riu shqiptar që sfidoi hakerat në Zvicër?!

  • 4 years ago
Sulmet kibernetike "trembin" edhe shtetet më të fuqishme. Hakerat janë kudo dhe nuk njohin kufij. Për 'kriminelët" e teknologjisë, qeveritë e çdo vendi, organizata kanë ngritur sisteme sigurie që mos të bien pre e tyre. Ndërkohë që në periudhën e koronavirusit, këto sulme janë bërë edhe më të shpeshta duke shfrytëzuar situatën kaotike të vende, dhe duke sulmuar edhe sistemet e tyre shëndetësore e duke vënë në rrezik edhe jetën e njerëzve. Të sfidosh hakerat sot nuk është e lehtë, aq më tepër kur ndërmarrin sulme të përmasave të mëdha. Në fakt personazhi me të cilin do të flasim këtë mëngjes e ka bërë një gjë të tillë. Është 23 vjeçari Mikel Grabocka, nga Korça i cili prej dy vitesh studion për master në shkenca kompjuterike në Universitetin e Politeknikut në Zyrih. Mikeli ka qenë pjesë e një eventi shumë të rëndësishëm, Geneva Cyber 9/12 Strategy Challenge, ku ai së bashku dhe më anëtarët e grupit që përfaqëson, grupi " Idonea" arritën që të shpalleshin fitues (të çmimit të tretë), ku sfiduan një simulim të një krize të madhe kibernetike në vende evropiane por jo vetëm.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended