Report TV - VIDEO - FOTO/ Ja kush është i riu Daniel Drobaj, akuzohet për plagosen e polices

  • 5 years ago
TIRANE - Arrestohet nga policia 18-vjeçari Daniel Drobaj, i cili hodhi kapsollën që dëmtoi rëndë në dy gishta të dorës së djathtë, efektiven e "Shqiponjave" Ina Nuka, gjatë protestës së dhunshme para Kuvendit. Sipas policisë, autori është prangosur në rrugën "Babë Rexha" në kryeqytet mbrëmjen e kësaj të premte 24 orë pas shpalljes në kërkim.

I riu është identifikuar nga pamjet filmike të protestës së dhunshme dhe u shpall në kërkim që një ditë më parë. Në pamjet filmike të sekuestruara nga prokuroria, 18-vjeçari rezulton se ka qenë mjaft aktiv gjatë gjithë protestës. Kapsolla e hedhur prej tij preku efektiven e "Shqiponjave" në pjesën e qafës. Në përpjekje për ta larguar, lënda plasëse i shpërtheu polices në duar, duke i shkaktuar dëme të rënda në dy gishtërinj. Ajo ka një plagë të rëndë edhe në pjesën e qafës. Report Tv dhe Shqiptarja.com sigurojnë edhe foton e të arrestuarit si dhe videon e momentit të arrestimit nga uniformat blu.

Recommended