Top News - Kreu i OBSH: Kërcënimi më i madh, nuk është vetë virusi!

  • 4 years ago
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dënoi ? mungesën? e lidershipit në luftën kundër pandemisë së koronavirusit dhe lëshoi një apel emocional për unitet botëror teksa rastet e koronavirusit vazhdojnë të rriten në mjaft vende të globit dhe prej më shumë se 6 muajsh, është e qartë se lufta kundër sëmundjes, nuk po fitohet.


?Miqtë e mi, mos u gaboni; kërcënimi më i madh me të cilin përballemi sot nuk është virusi vetë. Është mungesa e lidershipit në nivel global dhe kombëtar?, deklaroi Tedros Adhanom Ghebreyesus.

? Kjo është një tragjedi që na detyron të humbasim njerëz të dashur, të humbasim shumë jetë. Ne nuk mund ta mposhtim këtë pandemic si një botë e përçarë?, shtoi ai. Ndërhyrja e Ghebreyesus shihet si një fshikullimë për disa udhëheqës, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump, qe ka ndërmarrë një beteje publike kundër OBSH-së, reagimin e të cilës ndaj sëmundjes së shpërthyer në Kinë shumë e panë si të vonuar.

Organizata vetëm tani dërgoi një ekip të saj në këtë vend për të hetuar origjinën e sëmundjes që ka vrarë 550.000 vetë në mbarë globin. Dy ekspertë të OBSH-së, specialist në shëndetin e kafshëve dhe epidemiologji, do të punojnë me shkencëtarë kinezë përgjatë këtij hetimi.

Trumpi, që ka paralajmëruar tërheqjen e vendit të tij nga organizata, konsideron se ajo anoi shumë nga Kina me udhëzimet që lëshoi në fillimin e pandemisë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OBSH#TopChannel

Recommended