Nehat Kulla ne gjyq (14 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Nehat Kulla doli sot para gjyqtarëve në seancën e parë të tij gjyqësore. Në orët e para të mëngjesit dhjetëra policë të Elbasanit, por dhe të BRISK-ut kanë ardhur nga Tirana dhe kanë nxjerrë Nehatin nga qelitë e paraburgimit të Komisariatit të Elbasanit. Nën masa të rrepta sigurie dhe me një operacion shoqërimi të detajuar, Nehat Kulla hipur në një furgon policie ka lënë Elbasanin ku ishte i izoluar prej një viti dhe është nisur drejt Tiranës ku dhe do të gjykohet pas një vendimi të Gjykatës së Lartë.
Rreth orës 10:00 Nehat Kulla është sjellë në Gjykatën e Tiranës. Pas policëve të shumtë dhe efektivave të BRISK-ut, ka dalë me pranga në duar dhe Kulla. Pas pak minutash ka nisur dhe seanca e parë gjyqësore ndaj të njohurit Nehat Kulla. Pas shumë muajsh mungesë të dritës, flokët dhe fytyra e tij ishin zbardhur plotësisht. Gjyqtari Ardian Kalia ka lexuar më pas aktakuzën në të cilën Kulla dhe Ismet Ramadani që do të gjykohet në mungesë, akuzohen për vrasje, tentativë vrasje, krijim të bandave të armatosura dhe armëmbajtje pa leje.
Pasi janë pyetur të pandehurit dhe prokurori elbasanas Bujar Hoxha për ndonjë ankesë, Nehat Kulla ka kërkuar që të shtyhet seanca gjyqësore pasi nuk kishte më avokat që pas ikjes së avokatit të tij. Pasi u cilësua si ligjore, kërkesa e Kullës është pranuar. Atij i është lënë një javë afat për të gjetur një avokat dhe nëse deri të premten e ardhshme nuk arrin dot t'a bëjë, atëherë do të mbrohet nga një avokat i zgjedhur nga Gjykata. Këtu seanca është mbyllur dhe po në masa të rrepta sigurie, i prangosur dhe i shoqëruar nga policë, Nehat Kulla është dërguar sërish në qelitë e burgut për të dalë sërish para gjyqtarëve javën e ardhshme./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended