Semundja e plasjes rrezikon Gjirokastren (9 Korrik 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Ky është uji i Cepos në Gjirokastër. Në këto ditë vere ai përdoret dhe si plazh, ndërsa gjatë gjithë pjesës tjetër të vititi përdoret dhe për t'u pirë si nga njerëzit ashtu dhe nga gjëja e gjallë. Prej rreth 3 javësh banorët përreth Cekos qëndrojnë sa më larg dhe e shohin me tmerr lumin. 150 krerë dele dhe dhi kanë ngodhur nga plasja. Barinjtë pa u zgjatur i kanë hedhur ku të mundin, ndërsa një pjesë e mirë i kanë lëshuar në zall.
Tani vendi qelbet nga kalbëzimi i bagëtive. Kryeplaku i Zhulalit kërkon:
"Nëse ka mundësi nga shteti ose edhe nga rrethi, të vaksinohet apo të spërkatet vendi pasi kjo mbetet një mikrob për shumë vite siç thonë veterinerët. Pastaj me këtë vapë që ka filluar, ka mundësi që të përhapet dhe në popull."
Mikrobi i plasjes është shumë i fuqishëm dhe jeton deri në 50 vjet. Në rast se prek njeriun ai mikrob mund të shkaktojë dhe vdekjen. Në këtë tmerr jetojnë banorët të Fushëbardhës, Zhulalit dhe gjithë zonës përreth.
Më parë të gjitha bagëtitë vaksinoheshin falas nga shteti ndaj plasjes. Prej disa kohësh jo vetëm që vaksinat nuk janë bërë më, por Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Bujqësisë, nuk kanë njoftuar për këtë epidemi. /tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended