Kryeministri shqiptar, reagime ne Maqedonine e Veriut | Lajme - News

  • 4 years ago
Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, që në zgjedhjet e 15 korrikut në Maqedoninë e Veriut është në koalicion me Alternativën e Afrim Gashit, i ka paralajmëruar liderët e dy partive maqedonase Zoran Zaevin e LSDM-së dhe Hristijan Mickoskin e VMRO-DPMNE-së, se shqiptarët do ta bëjnë qeverinë e tyre.

Ky reagim vjen pas idesë së plasuar nga ish-Kryeministri Zaev për të këmbyer deputetë mes këtyre dy partive, me qëllim, siç tha, që të shmangin kushtëzimet nga shqiptarët.

Në tubimin elektoral në Strugë të koalicionit ASH-ALTERNATIVA janë vërejtur edhe përfaqësues të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje. Kohë më parë Ziadin Sela dhe Afrim Gashi kishin qëndruar në Prishtinë ku kishin realizuar një takim me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended