Ora News - Markovski: Në Maqedoninë e Veriut mund të shohim edhe një kryeministër shqiptar

  • 5 years ago
#oranews

Komuniteti shqiptar në Maqedoninë e Veriut është kthyer në një faktor të rëndësishëm për stabilitetin por edhe për zhvillimin e vendit. Duke iu referuar zhvillimeve të fundit ambasadori i Maqedonisë së Veriut, Danco Markovski shprehet se shpejt mund të shohim një shqiptar në detyrën e presidentit apo dhe të kryeministrit.

Zgjidhja e Talat Xhaferrit në krye të parlamentit të Maqedonisë, përveç një momenti historik për shqiptaret, ngjalli reagime të dhunshme dhe kundërshtuese të një pjesë të shoqërisë e politikës në Shkup.

Por nga ajo ngjarje, zhvillimet kanë qenë të vrullshme dhe sipas ambasadorit Danco Markovski një ditë një shqiptar mund të arrijë deri në krye të shtetit që sot mban emrin Maqedonia e Veriut.

Markovski: Nëse vazhdojmë me këto ritme, në të ardhmen mund të ndodhë që edhe kryetari i parlamentit, kryeministri, pse jo edhe presidenti të jetë shqiptar. Ajo çka është më e rëndësishme është që të kemi një shoqëri qytetare ku të mos ekzistojnë këto dallime që kanë qenë deri më tani, por të gjithë të shohim drejt të ardhmes.

Shqiptarët në Maqedoni kanë tashmë të drejtën e përdorimit të Gjuhës dhe janë në Qeveri. Ndërsa faktori shqiptar vlerësohet për kontributin në aspiratat eurointegruese

Markovski: Ka rol shumë të rëndësishëm si në pranimin e republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, si në bisedimet për integrimin në BE. Kemi edhe rastin e fundit ku është arritur një konsensus midis partive të koalicionit për një kandidat të përbashkët për president të republikës së Maqedonisë së Veriut.

Komentet për zhvillimet në maqedoni dhe rolin e shqiptarëve, ambasadori Markovski i bëri nga Korca pas një vizite në Universitetin ?Fan Noli?.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ambasadori-markovski-ne-maqedonine-e-veriut-mund-te-shohim-edhe-nje-kryeminister-shqiptar


Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended