Report TV -U vihet zjarri mbeturinave në një fshat të Fushë-Krujës, përhapet duke rrezikuar banesat

  • 4 years ago
Disa persona të papërgjegjshëm i kanë vënë zjarrin një grumbulli mbeturinash në përroin e fshatit Halil të Fushë-Krujës, por flakët janë përhapur duke rrezikuar edhe banesat përreth.

Sipas zjarrfikësve të Krujës përhapja e zjarrit është favorizuar nga era e fortë dhe shkurret e ndodhura afër përroit. Zjarrfikësja e Krujës ndodhet në vendngjarje dhe po mundohet të lokalizojë e të shuajë flakët.

Recommended