Banorët në lagjen e Krujës ngrenë alarmin: Bashkia kërkon të prishë banesat monument kulture
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Banorët e një prej lagjeve më të vjetra në Krujë kanë protestuar këtë të premet për të kundërshtuar master planin e rindërtimin të banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Ata shprehen se banesat e tyre janë shumë vjeçare dhe disa prej tyre edhe monument kulture

Kjo është një nga lagjet e vjetra në Krujë. Banorët e saj protestuan këtë të premte kundër masterplanit të rindërtimit ku përfshihet edhe lagja e tyre.

Duke u kujdesur edhe për masat antikovid, banorët protestuan me maska dhe doreza.

Sipas banorëve master plani që kanë në dispozicion përfshinë edhe 17 banesat e lagjes së tyre në planin e rindërtimit.

"Nëse do të prishësh 500 vjet histori, ke prish rrënjët e një qyteti"

"Unë di që xhaxhai ime e ka shtëpinë monument kulture"

Ata shprehen se nuk do të lejojnë askënd të ndërhyjë në këtë lagje.

"Deri në vetëflijim"

Angjelina dhe Asllan Subashi tregojnë historinë 120 vjeçare të banesës së tyre, tavanet e së cilës janë shpallur edhe monument kulture...

"Kjo është rreth 1 shekull e gjysmë. Instituti i Monumenteve të Kulturës të kohës na njofton se tre tavanet e katit të dytë do shpallen në ruajtje, monument kulture. Nuk keni të drejtë të ngulni asnjë gozhdë"

Në lidhej me këtë çështje ka reaguar edhe bashkia e Krujës e cila jashtë kamerave u shpreh se bëhet fjalë për një master plan i cili ende nuk është zyrtarizuar.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/banoret-ne-lagjen-e-krujes-ngrene-alarmin-bashkia-kerkon-te-prishe-banesat-monument-kulture

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended