Stervitja detare “Sarex 2000” ne Sazan - (11 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Forcat detare shqiptare dhe ato të marinës ushtarake italiane, kanë zhvilluar sot një stërvitje të përbashkët të ndihmës dhe të shpëtimit të klandestinëve në det. Kjo stërvitje është zhvilluar në veri të ishullit të Sazanit dhe në kanalin e Otrantos, zona që përdoren si baza nga skafistët dhe trafikantët.

Nën emrin e koduar ?Sarex 2000? është stimuluar në det një aksident, si pasojë e të cilit është konstatuar një barkë e humbur. Motovedetat e rojes bregdetare italiane dhe dy helikopterë të marinës, kanë nisur kërkimet për gjetjen e barkës së humbur. Stërvitja e sotme në det të hapur është ndjekur nga afër në bordin e anijes ushtarake të flotës italiane, nga Ministri i Mbrojtjes Ilir Gjoni dhe gjenerali italian Luigi Kantone. Ky i fundit në lidhje me projektet e përbashkëta ushtarake italo-shqiptare në të ardhmen tha:

Gjenerali Luigi Kantone:- ?Projektet tona përfshijnë ristrukturimin e forcave ushtarake tokësore, detare dhe ajrore shqiptare. Përsa i përket marinës po krijojmë grupe patrullimi në det, për parandalimin e trafiqeve si dhe po ngrejmë gjatë bregdetit salla operative?.

Anija ushtarake italiane ?Granatiere?, ka një pistë 113 metra të gjatë, shpejtësi 36 nodi dhe ekuipazh 185 vetash. Më 10 Gusht forcat e marinës shqiptare do të organizojnë një tjetër stërvitje në det, me pjesëmarrjen e artilerisë kundërajrore, në afërsi të fshatit Borsh të Sarandës./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended