Milot-Fier, me financim të huaj/ Kompania ndërtuese do gjejë vetë 1.2 miliardë euro

  • 4 years ago
Qeveria shqiptare shpreson që ekonomisë së vendit t?i injektojë një projekt të ngjashëm me Hidrocentralin e Banjës apo gazsjellësin për nga madhësia.


Bëhet fjalë për rrugën Milot-Fier, që do jetë pjesë e autostradës blu, e cila në 300 kilometrat e saj kalon në Shqipëri dhe nis nga pika e kalimit kufitar në Muriqan dhe del nga Shqipëria në Kakavi në kufirin me Greqinë. Segmenti Milot Fier është 115 kilometra i gjatë, një pjesë e konsiderueshme e tij do të jetë si përmirësim i gjurmës ekzistuese.

Studimi i fizibilitetit është realizuar nga një grup i përbërë nga ARRSH, Ministria e Infrastrukturës dhe Hill International. Të gjitha segmentet janë kategori A dhe pjesa e segmentit Luzi i Vogël/Lekaj ?Rrogozhinë dhe Rrogozhinë ?fillimi i Baypass-it në Fier do të përdoret gjurma ekzistuese dhe do të përmirësohen në kategori B për arsye se kosto sociale në rast shpronësimi për shkak të ndërtimeve me karakter tregtar në të dyja anët e kësaj rruge, krijon një faturë mjaft të rëndë për buxhetin e shtetit dhe qytetarët.

Ndërkohë në total janë planifikuar 52 milionë euro për shpronësime që do të përballohen nga buxheti I shtetit. Kompania që do e ndërtojë do të sigurojë vetë 1.2 miliardë eurot për projektin, i cili do të hyjë në funksion në vitin 2024 dhe një pjesë e tij, atje ku gjurma do jetë e re, në vitin 2026.

Është parashikuar që e gjithë rruga në gjithë gjatësinë e saj do të ketë rrugë dytësore pa pagesë, të cilat do ndërtohet nga kompania, ndërsa aksi kryesor do jetë me pagesë me një vlerë që mund të shkojë në një mijë lekë në gjithë gjatësinë e saj. Në përfundim rruga do ketë një shpejtësi lëvizje minimale në 90 kilometra në orë dhe maksimale në 130 kilometra në orë

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Milot#Fier#TopChannel

Recommended