Si triumfoi revolucioni demokratik me Fan Nolin kryeminister (24 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
24 qershori i vitit 1924 ka hyrë në historinë e Shqipërisë si dita kur triumfoi revolucioni demokratik i udhëhequr nga Fan Noli i cili rrëzoi nga pushteti Ahmet Zogun. Përmbysja e Zogut dhe shpallja e Fan Nolit kyeministër ndodhi si sot 76 vjet më parë. Si për koicidencë, sot një pjesë e bulevardit qendror të Tiranës mori emrin e Ahmet Zogut. Për këtë ngjarje ne iu drejtuam Presidentit të Republikës, Rexhep Mejdani.
Gazetari: Zoti President, sot është 76 vjetori i fitores së revolucionit demokratik të Fan Nolit ndaj Zogut. Cili është opinioni juaj për këtë ditë?
Presidenti Mejdani: Si fitore e demokracisë dhe si çdo fitore e demokracisë duhet të vlerësohet.
Nënkryetari i Partisë së Legalitetit Murat Basha shpjegon arsyet pse u zgjodh 24 qershori për ceremoninë e vendosjes së emrin Ahmet Zogu, një pjese të bulevardit të kryeqytetit.
"Historia shqiptare në këto 76 vjet ka dy data kulmore, 24 qershorin të vitit 1924 , revolucionin e parë komunist i cili përmbys një pushtet të ligjshëm me dhunë ku fitoi Partia Popullore sot Partia Lëvizja e Legalitetit, dhe u përmbys revolucioni i tipit komunist me dhunë dhe armë. Pas 76 vitesh historia përsëritet, por jo me dhunën e armëve për të përmbysur pushtetet, por rikthehet duke vënë në piedestal, në panteonin shqiptar, figurën më të madhe të këtij kombi Mbretin Zogu I./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended