Gjirokaster, pika turistike e Viroit - (2 Korrik 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

E vetmja pikë turistike në Gjirokastër, buzë liqenit të Viroit është mbuluar nga papastërtia. Liqenit përveçse po i shteron uji është mbushur me mbeturina. Papastërtia mbizotëron kudo edhe përreth liqenit dhe askush nuk kujtohet për të vënë dorë në pastrimin e kësaj pike turistike.

Po të hedhësh sytë pranë lokaleve private, gjithçka është ndryshe, e pastër dhe e sistemuar, por vetëm disa metra larg lokaleve luksoze, askush nuk do t?ia di për mbeturinat që mund të hidhen pa kujdes edhe prej tyre. Megjithatë pushteti lokal që duhet të kujdeset për pikën turistike të Viroit ka vite që nuk e vë ujin në zjarr për pastrimin e liqenit dhe mjediseve perreth, gjë që ka çuar në uljen e numrit të vizitorëve./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended