Shkon ne 51 numri i viktimave nga Covid-19

  • 4 years ago
Situata në Spitalin Infektiv vijon të jetë e rënduar. Dy persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin total të viktimave për shkak të koronavirusit në 51.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi këtë të premte se dy humbjet e jetës ishin të papritura.

?Një 76 vjeçar nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, pasi ishte përmirësuar pas 15 ditësh trajtim, ka pësuar tromboemboli pulmorare. Dhe një 54 vjeçar në gjendje të rëndë, me insuficencë renale, ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit?, tha Eugena Tomini.

Ndërkohë është rritur ndjeshëm numri i të shtruarve në Infektiv.

?Situata paraqitet serioze në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 87 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar?, tha Tomini.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 402 qytetarë të dyshuar me sëmundjen dhe janë konfirmuar 77 raste.

?Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: Tirana 28 raste, Shkodra 13 raste, Durrësi dhe Korça me nga 5 raste; nga 4 raste Delvina dhe Berati; nga 3 raste në Fier, Kurbin dhe Pukë; nga 2 raste në Elbasan dhe Kamëz; nga 1 rast përkatësisht në Krujë, Tropojë, Librazhd, Gjirokastër, Sarandë.
Në vendin tonë aktualisht janë 920 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës?, tha Tomini.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve që prej fillimit të epidemisë ka shkuar në 1298.

Tomini dha një lajm të mirë këtë të premte sa u takon të shëruarve. 48 qytetarë kanë kaluar sëmundjen duke e çuar në 1298 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë bëri thirrje që të respektohen distancimi fizik dhe masat e tjera. Një thirrje u shkoi edhe sipërmarrjeve turistike dhe pushuesve.

?Të zbatojnë protokollin e masave anti-Covid19 përgjatë gjithë sezonit. Stafi i shërbimit, në kontaktet me pushuesit / vizitorët duhet të mbajë në mënyrë të domosdoshme maskat mbrojtëse. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 metër. Të zbatohen me rigorozitet masat e pastrimit dhe dezinfektimit në të gjitha zonat bufe, bare, restorante, kuzhina në të gjitha strukturat akomoduese. Të tregohet kujdes në përdormin e ashensorit në strukturat akomoduese që e disponojnë atë, duke respektuar masat e distancimit dhe të higjienës. Të kryhet dezinfektimi i krevateve të plazhit, shërbimeve higjienike dhe aksesorëve të ndryshëm në mënyrë periodike. Të respektohet hapësira midis çadrave dhe ndenjëseve të pushuesve në distancë jo më pak se 3.5 m dhe të evitohen grumbullimet shoqërore?. /tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended