Shkon ne 15 numri i viktimave nga aksidenti tragjik

  • 5 years ago
Sot në mëngjes ka ndërruar jetë, një nga të lënduarit në aksidentin tragjik në Autostradën Shkup-Tetovë, me çka numri i viktimave rritet në 15. Siç kanë konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, bëhet fjalë për Ferdi Kaso - 39 vjeçar nga Gostivari, i cili me lëndime të rënda ishte trajtuar në klinikën për mjekim intensiv në Shkup.

?I aksidentuari kishte marrë lëndime të rënda trupore në krahëror dhe mushkëri e menjëherë është transferuar në Spitalin ?8 Shtatori? në Shkup. Por, për shkak të seriozitetit të lëndimeve qysh natën kritike ishte transferuar në klinikën për mjekim intensiv. Ndaj tij, natën që ishte transferuar, ishin kryer dy intervenime kirurgjikale, për shkak të gjakderdhjes nga mushkëritë. Fatkeqësisht për shkak të seriozitetit të lëndimeve, sot në mëngjes ka ndërruar jetë?, thuhet në një komunikatë.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipche sot njoftoi se edhe katër pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në këtë klinikë janë të vendosur 4 pacientë që kanë lëndime serioze. Kemi informuar për vajzën dhe gjendjen e saj pas intervenimit kirurgjik si dhe për tre pacientët e tjerë të cilët gjithashtu janë në gjendje serioze dhe të rëndë. Në spitalin ?8 Shtatori?, në kujdesin intensiv janë të vendosur 5 pacientë, 2 prej tyre vazhdojnë të jenë në aparatet respiratore, gjendja e tyre krahasuar me dje aspak nuk ka ndryshuar si dhe 3 pacientë të tjerë të cilët nuk janë në aparatet respiratore por kanë lëndime të rënda dhe janë në gjendje kritike.

Ministri Filipche njoftoi se vajzës 20-vjeçare që i ishte amputuar këmba, pas dy operacioneve, gjendja e saj është ende kritike. Në gjendje të rëndur është edhe një pacient tjetër që gjendet në repartin e kujdesit intensiv.

Tv Klan

Recommended