Sazan Guri për fabrikën e bitumit: Teknologji rrangalle, e dëmshme për jetën e njerëzve

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews





Pas shumë denoncimeve banorët në Pezë Helmës arritën që ta largojnë fabrikën e bitumit e cila shkaktonte ndotje dhe rrezik të shtuar për familjet.

Pas kësaj, objekti u çmontua, por sërish Bashkia e Tiranës nuk hoqi dorë dhe vendosi në mënyrë të papritur ta rikthejë në jetë në një tjetër zonë.

I ftuar në Ora News, ambjentalisti Sazan Guri u shpreh se teknologjia e përdorur për të prodhuar bitumin është e vjetër e si pasojë ndotja që shkakton në ajër është shumë e rrezikshme për jetën e njerëzve dhe të territorit përreth.

Guri: Kjo teknologji e montuar për të bërë asfalt dhe përzierje me anë të gurëve të lumit Erzen do të pordhonte një bitum. Një teknologji rrangalle. Këtu ishte sjellja e vendit e gabuar. 150 metra larg shkollës me 200 fëmijë, 10 metra larg lumit që do të thotë se ndot dhe lumin. Ishte në tokë zhavorrore, një tokë lumore që ndotjen e përcjell drejt puseve dhe ujërave tokësore. Këto janë shumë të rrezikshme se prodhojnë dioksina. Duan temperatura të larta, mbi 4 mijë gradë që të digjen ndërsa temperatura 160 gradë që ka kjo teknologji, nuk e djeg dot. Nuk kishte distancë me atë që quhet jetën njerëzore. Me koronavirusin në Shqipëri, në një ndotje të tillë siç kanë disa qytete, kemi të bëjmë me një kokëfortësi të Bashkisë së Tiranës ku nuk i pyeti banorët, nuk mori masat e duhura. Kjo ndotje, jo vetëm që është afër me jetën e njerëzve por edhe me prodhimet bujqësore, është e palejushme. Është një ndër të paktat gjyqet morale që kemi fituar.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/sazan-guri-fabriken-e-bitumit-teknologji-rrangalle-e-demshme-jeten-e-njerezve

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended