Report TV - Sazan Guri tri libra për lashtësinë e historisë e gjuhësisë shqiptare

  • 6 years ago
?I përpjekur?, kjo fjalë e zgjedhur nga shqipja e vjetër ka shërbyer për të përcaktuar saktë personalitetin e veçantë të Sazan Gurit, personazhit më mediatik që proteston për çështje të mprehta dhe zhvillon veprimtari për mbrojtjen e natyrës, por edhe të trashëgimisë kulturore shqiptare.
Shoqatat civile e kanë pagëzuar Sazan Gurin si ?Qytetarin e përpjekur?.

Këtë të shtunë Sazan Guri, me profesion inxhinier, ka promovuar tri libra mbi historinë, mendësinë e gjuhësinë e shqiptarëve.

Këto libra vijnë në dritën e botimit si kërkime krahasuese specifike pas dhjetëra botimeve në fushën e profesionit të tij.

Megjithatë Sazan Guri ka një lidhje të fortë dhe shpirtërore me këto libra që janë rezultat i përpjekjeve të vazhdueshëm të tij si studiues, si qytetar i përpjekur e patriot.

?Ashtu sikurse rilindësit punuan me përkushtim, edhe kur të tjerët nuk i kuptonin dhe përkrahnin mjaftueshëm, ashtru edhe unë përpiqem të vazhdoj rrugën e tyre, ashtu sicc ma ka trashëguar bindjen familja ime. Unë jam një pinjoll i rilindësve Frashërllinj, vij nga një degë e tyre?, tha Sazan Guri.

Ndërsa për librin Sazan Guri thotë se: ?Pas dyzetë vitesh lexim e njëzetë vitesh shkrim, arrita të nxjerr në dritë tri libra (triologji), ku në syrin e inxhinierit shkruhet historia, mendësia dhe gjuhësia e shqiptarëve ndër shekuj të mijëvjeçarëve.?.

Ai shprehet më tej se ?ky libër u shkruajt me motivin se si të mos vuajmë nga mungesa e personalitetit, sikundër na thotë vetë Niçe se ?njeriu modern vuan nga një dobësim i personalitetit të tij?, aq më tepër ne shqiptarët, ku gjithë të tjerët na trajtojnë, si çifutët dje, me të vetmin ndryshim që nuk kemi damkën në krah.? Sipas Sazan Gurit:

Recommended