Ora News - Iu dëmtua banesa nga tërmeti, çifti me tre fëmijë pa mbështetje

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Tërmeti i shtatorit dhe më pas ai i 26 nëntorit e shkatërroi banesën e Dëshir Malit dhe anëtarët e kësaj familje jetojnë në kontejner.

Që prej asaj kohe jetojnë në kushte të vështira. Si zgjidhje, kryefamiljari ndërtoi një barake për të strehuar familjen, të paktën për ti mbrojtur nga shiu dhe era.

"Këto janë kushtet tona, kemi sajuar këto gjëra këtu me dërrasa."

Dëshir Mali, 51-vjeç tregon se mundi dhe sakrifica e gjithë jetës u shembën në një ditë.

"Të gjitha çfarë kam pasur, jeta ime është vetëm ajo shtëpi. Tani më kanë mbetur vetëm këto."

Prej muajsh troket në derën e administratorit për të marrë një zgjidhje, por thirrjet nuk kanë marrë reagim.

"Kemi aplikuar për bonus qiraje dhe nuk japin asgjë, vetëm presim."

Bashkëshortja e tij, Makbulja, teksa na rrëfen tmerrin e tërmetit thotë se jeta e saj ka ndryshuar krejtësisht dhe se përpiqet të kujdeset sa më shumë të mundet për higjienën.

"Fuqia e Zotit, përfunduam këtu. Jam duke vuajtur shumë në kasolle, po lahemi me kova."

Dimri ishte i tmerrshëm për to. Por dhe shirat e qershorit e kanë bërë jetesën të vështirë.

"Këtu gatuajmë, hamë, pimë dhe rrimë."

Apeli i familjes Mali në Shesh Kalaq shkon për Kryeministrin që ti ndihmojë, pasi jetesa në kontejner apo barake është pothuajse e pamundur.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/iu-demtua-banesa-nga-termeti-cifti-me-tre-femije-pa-mbeshtetje

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended