Qendra shëndetësore do të shembet/ Durrës, u dëmtua rëndë nga tërmeti i nëntorit

  • 4 years ago
Një nga godinat shëndetësore në qendër të qytetit të Durrësit do të shembet për t?u ndërtuar nga e para.


E dëmtuar nga tërmeti, godina ku ndodhej Urgjenca Stomatologjike, Qendra Shëndetësore e disa lagjeve të qytetit dhe njësia vendore e Kujdesit Shëndetësor Durrës do të shembet. Personeli i saj prej muajsh është zhvendosur në godinën fqinje, në poliklinikën e specialiteteve. Dy ditët e fundit godina po boshatiset, po kjo ka krijuar shqetësim te bluzat e bardha të poliklinikës.

Ditët e fundit mes tyre po diskutohet për një urdhër që i detyron të punojnë me turne. Ky urdhër paraprak është refuzuar pasi kjo prek zinxhirin e strukturave që ofrojnë shërbim për qytetarët, veçanërisht për të sëmurët kronikë dhe ata që vijnë nga zonat rurale. Mjekët specialistë shërbejnë dhe në spitalin rajonal të Durrësit, pjesë e strukturës së të cilit janë. Puna e tyre është gjithashtu e lidhur dhe me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor që punon në orarin zyrtar 08-16.00 dhe vënia në zbatim e punës me turne do të sillte probleme dhe vonesa të theksuara për të sëmurët.

Ndërkohë dhe pse ndajnë godinën me personelin e shëndetit publik, ngarkesa në vizita mjekësore konsiderohet e përballueshme dhe në përputhje me shifrat dhe normat e vendosura nga Ministria.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Durres#QendraShendetesore#TopChannel

Recommended