Report TV -Surpriza emocionuese/ Gjenden live dy persona të humbur në “Pa Gjurme”
  • 4 years ago
Këtë të premte, ?Pa Gjurmë? kthen në shtëpi edhe dy të humbur të tjerë. Gëzim Shaholli humbi gjurmët këtë të enjte, ndërsa u gjet ditën e sotme falë shumë telefonatave që mbërritën në emisionin ?Pa Gjurmë? duke lokalizuar vendndodhjen e tij në Tiranë. Ndërsa një tjetër i humbur, i cili u denoncua live këtë të premte, pasi kishte humbur pasditen e datës 17 qershor u gjet 30 minuta pas apelit të bashkëshortes. Policia e qytetit të Korcës njoftoi familjen se 74-vjecari ndodhej në spital.Falë bashkëpunimit të qytetarëve, të cilët sjellin në kohë record informacione, gjatë transmetimit live, sa herë një i humbur denoncohet live, u bë e mundur, së pari gjetja e 33-vjecarit nga Sukthi, e më pas ajo e të moshuarit nga Korca. Për Gëzimi Shahollin pak para transmetimit mbërriti një video e një të riu, në kushte të rënduara të shëndetit mendor, i cili pasi u largua nga shtëpia në Sukth, mëngjesin e të martës kishte përfunduar në zonën e 21 Dhjetorit në kryeqytet. Pas shfaqjes së kësaj video, babai i 33-vjecarit konfirmoi se ishte ai djali i tij. Stafi mbërriti menjëherë në vendngjarje ku komunikoi shumë pak me Gëzimin, i cili ka probleme të shëndetit mendor. Ai e dinte se kërkohej nga familja.? Gëzim Shaholli jam. Kam një ditë këtu në Tiranë. Do ta njoftoj familjen. Do vija në shtëpi por makina nuk vjen. E mora vesh që më kërkon familja?, u shpreh Gëzimi. Gazetari Ermal Qori njoftoi policinë, ndërsa një patrullë e Komisariatit nr 2 mbërriti live, për ta shoqëruar të riun drejt ambjenteve, të këtij komisaritit. Më pas u njoftua edhe salla operative e policisë së Durrësit, për të marrë qytetarin nga Sukthi në kthimin e tij drejt banesës.Ndërsa po këtë të premte u denoncua edhe zhdukja e 74-vjecarit Astrit Viso nga Korça, i cili edhe ai kishte humbur ditën e mërkurë. Për 24 orë me radhë familja kishte arritur të fliste me të moshuarit, por ai nuk ishte në gjendje të tregonte vendndodhjen e tij, pasi vuante nga skleroza. Familjarët humbën komunikimin një ditë pasi ai u zhduk, kur telefoni i tij rezultoi i fikur. Ata ju drejtuan emisionit ?Pa Gjurmë?, kur falë publikimit të rastit u arrit të identifikohej 74-vjecari, personi i cili kishte përfunduar në spitalin rajonal. Lajmin e gjetjes së të atit, pak minuta pas denoncimit e dha djali i tij.?Babin e gjetëm. Na njoftoi policia se Babi ndodhej në spital. Nuk e dimë se si kishte përfunduar aty. Por ne nuk lamë vend pa e kërkuar. Jam në spital, por ende nuk kam informacion, pasi na njoftuan sapo e panë rastin tek emisioni?, tha djali

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Recommended