Ora News - Vrau fqinjin për pelën, autori shfaq pendesë në Gjyq: Ngjarja ishte aksidentale

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Arrest me burg ishte masa e sigurisë që gjykata e Gjirokastrës dha për 67-vjeçarin që të mërkurën vrau me sende të forta një bashkëfshatar pas një konflikti. Janaq Koleta shfaqi pendesë, ndërsa theksoi se ngjarja ishte aksidentale.

Gjykata e Gjirokastrës dha masën e sigurisë "arrest me burg" për Janaq Koletën, i cili akuzohet se vrau me sende të forta bashkëfshatarin Andrea Xhavara në fshatin Labovë.

Para togave të zeza, 67-vjeçari shprehu pendesë për krimin, duke thënë se nuk donte ta vriste fqinjin, por ngjarja ishte aksidentale.

Në seancën me dyer të mbyllura në Gjykatën e Gjirokastrës, 67- vjeçari dhe avokati i tij kërkuan një masë të lehtë sigurie.

Por gjyqatrja Blerta Çibuku vendosi ta lërë në burg deri në fund të hetimit, duke pranuar kërkesën e prokurorit të çështjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Labovë të Zhabës mbrëmjen e së mërkurës.

67-vjeçari Koleta pretendon se kishte shkuar tek bashkëfshatari për ti kërkuar llogari për një pele të humbur.

Por në debat e sipër e goditi, ndërsa 60-vjeçari u rrëzua dhe goditi kokën.

Por sipas familjarëve të viktimës, Koleta ka qene gjithmonë problematik në fshat, ndërsa konfliktet e dy burrave kanë qenë të vazhdueshme për çështje të kullotave për bagëtitë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/vrau-fqinjin-pelen-autori-shfaq-pendese-ne-gjyq-ngjarja-ishte-aksidentale

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended