Report TV - Mirditë Gjendet në kanal i vrarë Eri Zefi! Vëllai i tij vrau fqinjin në Durrës
  • 5 years ago
MIRDITË- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Zallë Xhuxhë në Fan të Mirditës. Viktima është Eri Zefi, 34-vjeç, me pashaportizim në Adriatik të Kurbinit, por që nuk jetonte aty. Burime për Report Tv bëjnë me dije se viktima është gjetur i vrarë në një kanal kullues. Të njëjtat burime bëjnë me dije se Eri Zefi është vëllai i Ndue Zefit, ky i fundit në shkurt të këtij viti ka vrarë fqinjin e tij 45-vjeçarin Martin Ndreca, pas një sherri banal. Kjo ngjarje ka ngritur dyshimet se vrasja e Eri Zefit ditën e sotme mund të jetë kryer për shkaqe hakmarrje nga të afërm të viktimës që vëllai i tij la më 24 shkurt të këtij viti.

Martin Ndreca u vra në sy të djalit të tij 10-vjeçar. Fqinji i tij Ndue Zefi nuk ka pyetur që fqinji i tij në makinë kishte edhe të birin. Pak kohë pas vrasjes Arben Ndreca, vëllai i Martin ndrecës tha në një rrëfim për Shqiptarja.com, se vëllai i tij nuk u vra për çështje nderi, siç u përfol në disa media. Sipas tij konflikti mes vëllait të tij dhe Ndue Zefit ka ndodhur për një sherr krejtësisht banal në një lokal: "Pse më shikon".

Policia njofton se grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj. Ndërkohë burime për Report Tv bëjnë me dije se zona ku ndodhi vrasja është disa kilometra larg qendrës së Rrëshenit në një zonë të thellë malore. Të njëjtat burime bëjnë me dije se policia ka ngritur disa pika kontrolli si dhe po bën kontrolle të zonës për të kapur autorin ose autorët.
Recommended