Protestë për pallatin e dëmtuar/ Banorët në Durrës: Është e rrezikshme të kalosh pranë tij
  • 4 years ago
Vendosja e perimetrit të sigurisë pranë disa objekteve të dëmtuara nga tërmeti është kthyer në domosdoshmëri në disa lagje të Durrësit.

Këta banorë të një pallati në lagjen nr.5 të Durrësit kanë protestuar sërish para bashkisë. Këtë herë për rrezikshmërinë e lartë që paraqet pallati i tyre jo vetëm për familjet e pakta që banojnë në të, po dhe për fëmijët e kalimtarët që kalojnë poshtë tij. Pas çdo lëkundjeje sizmike, pallati i shpallur nga ekspertët i pabanueshëm pëson dëme të reja dhe thellon pjerrësinë e animit.

?Pallati është jashtë standardit dhe askush nuk ka sjellë roje për të ruajtur pallatin dhe po vret kalamajtë. Në tërmetin e fundit ka çarë betonin e këputur në mes platenë dhe është gati për të rënë. Ka ceduar tani mbi 70%. Banojnë nja 5 familje që janë të detyruar të qëndrojnë aty. Ne kërkojmë që të vihet roje dhe të largohen fëmijët që luajnë në ambjentet e pallatit.

Pallati është shumë rrezik për banorët, komshinjtë dhe kalimtarët, ndaj të ndërhyhet sa më shpejt pasi rrezikohen jetë njerëzish.

Kemi të njëjtin problem, nuk dimë çfarë do të bëhet me pallatin tonë. Është shumë i dëmtuar dhe paraqet rrezikshmëri të lartë. Instituti thotë se riparohet, po italianët thanë se duhet të bëhet studimi gjeologjik i tokës pasi pallati ka ceduar. Deri tani jemi në pikën zero?, shprehen banorët.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Durres#Proteste#TopChannel
Recommended