Ora News -176 pallate të dëmtuar në Durrës, banorët akuza shtetit: Dështoi me kontrollin e cilësisë

  • 4 years ago
#rtvora #oranews #termeti26nentor

176 pallate dhe 701 banesa janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit vetëm në Durrës, sipas vlerësimit paraprak. 12 janë shkatërruar plotësisht, ndërsa të tjerët do ti nënshtrohen vlerësimit të ekspertëve për të vendosur nëse do të shemben. Ata që kanë humbur investimet e jetës, akuzojnë shtetin se dështoi si kontrollor i cilësisë së ndërtimeve!

Ky është e një nga pallatet e Durrësit të dëmtuar më rëndë nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Në vlerësimin e parë është shpallur i pabanueshëm, por fjalën e fundit për gjendjen e tij do ta thonë ekspertët që të premten zbritën në terren.

Aty banojnë mbi 200 familje të cilët siç tregojnë edhe këto pamje thonë se kanë humbur gjithçka por fatmirësisht shpëtuan jetën.

"Me fat që jemi gjallë. Kur kalon kjo pastaj ajo që mbetet për tu menduar prapa është inevstimi i jetës"

Me ankth e pasiguri presin fjalën e ekspertëve për vlerësimin e dëmeve, ndërsa nga qeveria kërkojnë kompensim të plotë.

"Nëse ky është i banueshëm dhe të bëhen rregullime, të jetë funksional. Të merren masa që nesër pas nesër te jemi të siguruar. Nëse është i pabanueshëm dua kompensim"

Pas evidentimit paraprak në të gjithë qytetin janë 176 pallate dhe 701 banesa të dëmtuara, nga të cilat 12 të shkatërruara totalisht.

Dëmtimet i cilësojnë tregues të punimeve të dobëta, por akuza kanë për shtetin që dështoi si kontrollor.

"Duke qenë se shumica e tyre kanë dalë jashtë projekteve të marrjes së lejeve, ky është faji i shtetit dhe përgjegjësia e shtetit"

"Këtu erdhëm për një jetë më të mirë"

Ekspertë të huaj mësohet se kanë nisur vlerësimin e objekteve për të vendosur se kush është i rrezikshëm dhe më pas do të shembet.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/176-pallate-te-demtuar-ne-durres-banoret-akuza-shtetit-deshtoi-me-kontrollin-e-cilesise

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended