Mësuesit në turmë, pa maska/ Shkelen rregullat e mbrojtjes nga Covid-19
  • 4 years ago
?Nuk do të lejojmë më asnjë lloj grumbullimi?, ky ishte urdhri i kryeministrit Edi Rama pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus por është ora 6:30 e mëngjesit e 18 qershorit , ende pa mbaruar gjendja e jashtëzakonshme për shkak të covid 19 dhe mësuesit qëndrojnë pranë njëri tjetrit sikur të mos kishte pandemi.

-Pse po rrini pranë njëri tjetrit?

Në distancë jemi.

-Profesori pse pa maskë?

Sa e kam lënë te makina e do ta marr.

Edhe pse vetë ministria e arsimit në bashkepunim me ministrinë e shëndetësisë ka hartuar një rregullore të posaçme për zhvillimin e maturës në kushtet anticovid, këto masa duket se janë vetëm për nxënësit.

Respektimi i distancës prej 1.5 metra nga njëri tjetri si një kriter kryesor për të ndaluar përhapjen e koronavirusit e i parashikuar në rregulloren e maturës shtetërore ishte i pamundur në sipërfaqen e vogël ku caktoheshin një numër i madh mësuesish administratorë për monitorimin e procesit të testit te fundit për maturën. Pavarësisht se kishte sinjalizues distance, stafi pedagogjik herë pa vetëdije e herë prej pamundësisë nuk e zbatonte. teksa në klasat ku do testohen nxënësit nuk lejohen më shumë se 10 veta, për mësuesit nuk ndodh dicka e tillë.

Mbi 1000 mësues të shkollave të ndryshme të Tiranës u mblodhën në oborrin e shkollës 9vjecare kosova, ku u vendos ndarja e tyre për ndjekjen e procesit të maturës në një prej gjimnazeve.

-Do zgjidhet se në cilën shkollë doadministroni?

Po, po. Tani në mëngjes bëhen përzgjedhjet.

?E njëjta gjë vlen edhe për Kamzën. Qindra mësues por edhe polic që duhet të sigurojnë mbarëvajtjen e provimit të fundit të maturës shtetërore, atij të lëndës me zgjedhje janë grumbulluar në oborrin e shkollës se mesme ?Ibrahim Rugova?, ku po bëhet ndarja e tyre nëpër shkolla që do administrojnë?.

Ndërsa në rregulloren e maturës shtetërore përcaktohet qartë se lista emërore e mbikqsyrësve që do caktohen në mjediset e provimit hartohet nga komiteti i maturës shtetërore 1 muaj para datës së provimit të parë, por pamjet e mëngjesit të sotëm treguan se Ministria e arsimit po bën dy herë shkelje, jo vetëm për mos zbatimin e procedurës për administratorët por edhe për protokollin anti-covid.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like To...
Recommended